Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada nga një valë e paparë nxehtësie që po mbretëron në vend, transmeton InLajmi.
Është bërë e ditur se temperaturat e larta kanë thyer të gjitha rekordet e regjistruara deri më tani.
Në zonën e Vancouver, policia ka raportuar më shumë se 130 vdekje të papritura që nga dita e premte, shumica nga viktimat ishin persona të moshuar ose të tjerë me probleme shëndetësore, të ndikuar nga nxehtësia.
Kanadaja theu rekord të temperaturës për të tretën ditë radhazi të martën, duke regjistruar tempertara prej 49.6 gradë Celsius në British Columbia.
Edhe në veri-perëndimi të SHBA-së, janë regjistruar temperatura të ngjashme, që kanë sjellë një numër viktimash.
Ekspertët janë deklaruar se ndryshimet klimatiket, pritet të rrisin frekuencën e motit, duke kaluar në ekstremitet, siç po ndodh me valën e nxehtësisë që ka përfshirë vendin./InLajmi/