Uran Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sot ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Ai tha se për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë qytetit.
Ndërkohë edhe pse është humbur mjaftë kohë, ai tha se bashkë do të mund të fitojmë Prishtinën, të cilën të gjithë e duam dhe e meritojmë.
Postimi i plotë i tij:
Sonte zyrtarizova kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë qytetit.
Çdo banor, çdo lagje, çdo fshat po vuan mungesën e kujdesit. Duke e njohur Prishtinën, ëndrrat dhe potencialin e saj për jetë, unë e di që ky qytet nuk do të lejojë të përbuzet më.
Kemi humbur shumë kohë, por bashkë mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të cilën të gjithë e duam dhe e meritojmë.
Falemnderit Prishtinë! 💙/InLajmi/