Albulena Haxhiu, ministrja në Ministrinë e Drejtësisë, tha sot se pavarësisht sfidave që kanë pasur gjatë 100-ditëshit të parë të punës, u punua me mjaftë vullnet dhe përkushtim për realizimin e programit qeverisës, përcjell InLajmi.
Kështu bëri me dije ajo, përmes nëj statusi në Facebook, derisa ia bashkangjiti edhe një fotografi.
“Sot, raportuam për veprimet, vendimet e punët e mira të realizuara brenda 100 ditëshit të parë qeverisës.
Punët e mira gjatë kësaj kohe, nuk kanë mundur të bëhen pa angazhimin e përbashkët të kabinetit dhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, për çka i falenderoj shumë”, tha ajo.
Postimi i plotë i saj:
Sot, raportuam për veprimet, vendimet e punët e mira të realizuara brenda 100 ditëshit të parë qeverisës.
Punët e mira gjatë kësaj kohe, nuk kanë mundur të bëhen pa angazhimin e përbashkët të kabinetit dhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, për çka i falenderoj shumë.
Pavarësisht sfidave e pengesave që kanë pasur, punuan me vullnetin më të madh në realizimin e programit qeverisës.
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë dhe për këtë do të punojmë pa u ndalur!/InLajmi/