Nuk ka kaluar shumë kohë prej se Gjiko ka publikuar duetin ‘‘Sa t’kom dasht“ me Ermal Fejzullahun, derisa sot ka njoftuar se shpejti do të vjen me një projekt të ri, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Gjiko, derisa përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale kuptohet së do të vjen në bashkëpunim me 2 super-këngëtare, Nora Istrefin dhe Melinda Ademin.
“Ay Caramba!” është titulli i këngës, ndërsa nuk ka dyshim se me emrat që do ta interpretojnë premton të jetë ndër hitet e mëdha të kësaj vere./InLajmi/