Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj Agjensionit kundër Korrupsionit rreth deklarimit të pasurisë së tij, përcjell InLajmi.
Haliti përmes një postimi në Facebook publikoi të dhënat e tij dhe pasurinë, ku shkroi se e kanë ngatërruar me një ish-deputet tjetër i cili është Xhavit Ukaj.
Haliti tha që do t’i padisë të gjithë ata që po shpifin kundër tij për qëllime të caktuara.
Postimi i plotë i tij:
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Dje disa media kanë raportuar pasaktësisht për pasurinë e përbashkët familjare të raportuar në Agjencinë kundër Korrupsion.
E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura.
Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. (Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit%20Uka11.pdf).
Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi%20i…/Xhavit%20Haliti.pdf
Vlerësoj se ky lajm është sponsorizuar si çdo herë tjetër në prag të Konventës së PDK-së, me qëllim të zbehjes së imazhit tim dhe të PDK-së, gjithashtu.
Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara./InLajmi/