Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë rreth orës 07:50, një person në shtëpinë e të moshuarve ka shtyrë derën e rrethojave me ç’rast ka goditur një burrë, përcjell InLajmi.

Nga kjo goditje viktima ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë në QKMF në Istog dhe me pas është dërguar edhe në Spitalin rajonal të Pejës, ku nga aty mjeku ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Tutje Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast prokurori i shtetit ka urdhëruar se i dyshuari të dërgohet në mbajtje ndërsa viktima në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Istog 28.06.2021 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/

















