Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas daljes së raporteve nga AKK, rreth pasurive të deklaruara të zyrtarëve, përcjell InLajmi.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk janë të vërtetë sa i përket pasurisë së tij, duke shtuar se ai nuk ka 3 banesa, 3 shtëpi dhe pagë nga Norvegjia. Ai shkruan se ka vetëm 1 shtëpi dhe banesën e ka shitur, ndërkohë shtëpitë e tjera janë të prindërve dhe deklarohen si të tyre.
Ministri më tej sqaron se pas lëshimit të ushtrisë, ai merr pagë vetëm për 5 muaj, dhe pastaj do të mbetet vetëm me pagën e ministrit në Qeverinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sqarim për opinionin publik
Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!
E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin.
Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës./InLajmi/