Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar së fundmi ndaj shpifjeve ndaj tij, ku akuzohet për mosdeklarim të pasurisë̈, përcjell InLajmi.
Ai tha se shumë njerëzve mundet me ju pengu kandidatura e tij për kryeqytetin, pas që ua ka prishur planet dhe aspiratat.
Mirëpo, sipas tij kjo nuk e ndal atë të punojë ndershëm dhe me përgjegjësi
Postimi i plotë i tij:
E kuptoj që kandidatura ime për Kryeqytetin shumëkujt ja prish planet dhe aspiratat. Nuk e kuptoj shpifjen si mjet për plotësimin e këtyre qëllimeve të sëmura.
I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti.
Sa herë shpifin për mua, më kujtohet ajo thënia “qentë lehin e karvani ecën”!/InLajmi/