Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherëshit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë një letër pikëlluese me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, përcjell InLajmi.
Përmes një fotografije Haradinaj ka postuar letrën që e ka shkruar për të lejuar varrosjen e vëllaut të tij Luan Haradinaj, i cili ka vdekur në kohë e luftës në vitin 1997.
Kjo letër për Ramushin dhe familjën Haradinaj është shumë pikëlluese.
“me dëshirën time të lirë dua ta varrosë trupin e vëllaut tim Luan Haradinaj në varrezat e fshatit Vlahën të Rrethit të Hasit”, kishte shkruar ai.
Ramushi në disa emisione i thirrur dhe në disa vepra të ndryshme ka rrëfyer situatën për momentin kur e ka gjetur vëllaun e tij të vrarë, si ju ka afruar dhe si e kishte mbartur për 4 orë mbi supe për ta ndërguar në fshatin Vlahën.
Në këto ditë eshtrat e heroit Luan Haradinaj pushojnë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit./InLajmi/























