Policia e Kosovës ka njoftuar se në mes natës të së hënës në Gjilan saktësisht në rrugën Enver Miftari, janë thyer dhe vjedhur 3 lokale të një kompanie, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur nga disa persona ende të paindentifikuar, si dhe kanë vjedhur para të gatshme, telefona, kompjuter, kasaforta etj.


Njoftimi i plotë nga Polcisë së Kosovës:
Rr. Enver Miftari, Gjilan 28.06.2021 ─ 02:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar janë thyer dhe demoluar tri lokale te kompanisë. Sipas ankuesit janë vjedhur para te gatshme, 10 kompjuter të llojeve te ndryshme, 3 telefona celular Iphone, 2 DVR, 2 TV dhe 2 kasaforta. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/




















