Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka në posedim pasuri të paluajtshme në vlerë prej 378.500 euro.
Në formularin e pasurisë, është bërë e ditur se ministri Peci, ka një banesë, një shtëpi dhe 2 toka.
Gjithashtu, Peci është pronar i një veture në vlerën e 11mijë eurove, ndërsa sa i përket parasë së gatshme, ministri ka deklaruar se ka vetëm 5841 euro në bankë, dhe ka një detyrim financiar prej afro 48mijë euro./InLajmi/