Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në areoportin “Nëna Tereza” kanë mbërritur 14.040 vaksina Pfizer kundër koronavirusit dhe në ISHP kanë mbërritur 10.000 vaksina të llojit AstraZeneca, përcjell InLajmi.
Rama për këto vaksina ka thënë se është gjest solidariteti i qeverisë kroate.
Tutje rama ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë arritur 1.103.690 vaksina anti-Covid, që sipas tij është duke u vijuar plani kombëtar për vaksinimin masiv.
Postimi i tij i plotë:
Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri
Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti i qeverisë kroate
1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim /InLajmi/