Nga formularët e deklarimit të pasurisë, të Agjencisë kundër Korrupsionit, thuhet se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pronar i një firmë ndërtimore, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, përcjell InLajmi.
Nga deklarimet në formularë bëhet e ditur se firma e Haradinajve ka një kapital fillestar prej 1000 euro.
Përveç kësaj, Ramush Haradinaj është edhe pronar i disa pasurive të paluajtshme si toka dhe shtëpi.
Ai ka deklaruar se së bashku më bashkëshorten e tij, posedojnë në bankë një shifër prej 42.984 e 4 cent.
Poashtu kreu i AAK-së, në raporte ka deklaruar se ka edhe shumë obligime financiare për t’i kthyer mrapsht.
Gjithashtu, në raport janë bërë të ditura edhe të hyrat vjetore të tij, nga angazhimet profesionale./InLajmi/