Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka falënderuar homologët, përfaqësuesit e shteteve mike dhe të organizatave ndërkombëtare për letër-urimet e tyre, dërguar me rastin e zgjedhjes së tij në krye të legjislativit të vendit, përcjell InLajmi.
“U ndjeva i lumtur, i vlerësuar dhe i nderuar kur mora letër-urimet e juaja me rastin e zgjedhjes sime në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, iu shpreh falënderimet e mija më të përzemërta për urimet e juaja. Po ashtu u jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendet e juaja dhe organizatat ndërkombëtare ku punoni i kanë ofruar në vazhdimësi shtetit tonë. Do të punojmë në forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e avancimin e bashkëpunimit gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën e falënderimit të kryekuvendarit Konjufca. /InLajmi/