I pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot po ashtu ka arritur një kontigjent i vaksinave Pfizer në Kosovë, përcjell InLajmi.
106.470 vaksinat e arritura sot, janë kontigjenti i 2 i vaksinave nga kontrata me Pfizer, ka njoftuar në rrjetet sociale, ministri Vitia.
“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i 2 i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe dozat tjera të porositura. Ndryshe 81.900 doza kanë mbërritur mbrëmë.
Postimi i plotë i tij:

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot.
Ditët e javët në vazhdim priten akoma.
Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.