Në mesin e zyrtarëve që u është bërë publike pasuria nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, është edhe ish-kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu, përcjell InLajmi.
Nga shifrat e treguara duket se Zejnullahu posedon një pasuri të madhe të paluajtshme. Si pasuria kryesore e treguar është fnjë fabrikë me tokë e cila arrinë vlerën prej 400.000 euro. Poashtu Zejnullahu, ka në pronësi edhe 2 banesa njëra në vlerë 64.000 dhe tjetra 48.000.
Në vazhdën e të mirave materiale të tij, hyjnë edhe 2 vetura, njëra në vlerë 6.000 dhe tjetra në vlerë 15.000 euro.
Zejnullahu ka deklaruar edhe se është pronar i N.T.P Dea, dhe në Scandwin.
Ndërsa, si para të gatshme, Zejnullahu posedon rreth 10.000 euro.
Të hyrat vjetore të tij u treguan si 41.000 euro në total./InLajmi/