Ganimete Abazi e ftuar në emisionin e show bizit InVip i cili transmetohet në InLajmi, tregoi për realizimin e këngës së saj në bashkëpunim me Pro Band, e cila quhet “kanagjeqi i motres”, përcjell InLajmi.
Ganja gjatë kësaj interviste është emocionuar mjaftë shumë duke e rikujtuar periudhën më të vështirë për të e cila është ajo e publikimit të këngës “kanagjeqi i motres”, ku tha që realizimi dhe këndimi i kësaj kënge ka qenë shumë i vështirë për arsyje që në atë vit kishte humbur prindërit dhe ishte shumë e ndjeshme gjatë asaj periudhe.
“Unë nuk kam qenë e pajtimit për këtë këngë për arsyje të emocionit dhe ndjenjës që e kam pasë atë periudhë. Gjatë kësaj kënge ka qenë periudha më e vështirë sepse atë vit kam humbur prindërit dhe unë e di se sa me vështirësi e kam interpretuar këngën”, tha ajo./InLajmi/