Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Ganimete Abazi-Ganja ,e cila ishte e ftuar në emisionin e shwbizit InVip, në kuadër të Gazetës InLajm, ndër të tjera foli edhe për këngën e saj të fundit “Djali i mirë” e cila këngë është e ripërpunuar, shkruan InLajmi.
Ganja, tutje për InVip tha se ideja e kësaj kënge që të ripërpunohet ka qenë e liderit të grupit Pro Band, Monit dhe krejt kjo ndodhi si shkak i pandemisë.
Ripërpunimi i këngëve të vjetra, gjegjësisht hitet e viteve të ’90-ta, po dëgjohen mjaftë shumë nga të gjithë, por edhe nga të rinjët, tha ajo.
“Për këtë këngë ka qenë ideja e liderit të Grupit Pro Band dhe faktikisht kjo periudha e pandemisë ka qenë në një aspekt të keq po pak e favorshme për arsye se pse kemi pas kohë me i shfletu arkivat, dhe kur e shfletum arkivën time definitivisht kishte hite dhe këngë shumë të mira. Pse mos me i rikthy sepse gjeneratat e reja nuk i dinë këngët e viteve të 90-ta dhe 2000-ta,. Ato kanë qenë këngë me vlera dhe pse mos me i rikthy në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi ajo. /InLajmi/