Ka dështuar përsëri mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nga mungesa e kuorumit, raporton InLajmi.
Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Grupet Parlamentare të jenë më të vëmendshme, duke thënë se ndryshe nuk mund të ketë funksionalizim.
“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”.
Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja e radhës mund të zhvillohet në fund të javës./InLajmi/