Kompania Apple ka renditur produktet e saj që duhet të mbahen në një distancë të sigurt nga pajisjet mjekësore si stimuluesit e ritmit dhe defibrilatorët, transmeton InLajmi.
Në listë përfshihen modeli iPhone 12, Apple Watch dhe MacBook Pro.
Është bërë e ditur se shkak i këtij paralajmërimi për konsumatorët, ka qenë fakti se këto produkte të Apple, kanë përbërës, të cilat lehtësisht mund të ndërhyjnë në pajisjet mjekësore.
Kujtojme se Apple, është një kompani që ka promovuar shëndetin e zemrës si një tipar i produkteve të saj.
Kompania posedon disa orë dore, që mund të bëjnë provë elektrokardiogrami, ku regjistrohet koha dhe fuqia e sinjaleve elektrike që e bëjnë zemrën të rrahë.
Por, në njoftimin e fundit janë paralajmëruar rreziqe nga përbërësit e produkteve të veta.
“Në kushte të caktuara, magneti dhe fushat elektromagnetike që përmbajnë mund të ndërhyjnë në pajisjet mjekësore”, shkroi Apple.
Firma tha që produktet e listuara duhet të mbahen më shumë se 15 cm, larg pajisjeve mjekësore, shkruan BBC.
Përveç Apple, edhe disa prodhues të tjerë teknologjik kanë lëshuar udhëzimë të ngjashme për produktet e tyre, përfshirë Samsung dhe Huawei./InLajmi/