Bashkim Ramosaj, i pari i Komunës së Deçanit sot ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, vet kryetari Ramosaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ramosaj, tutje ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, Hysen Sogojevën dhe bashkëpunëtorët e tij kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
E krejt kjo u bë, në theks të veçantë për bashkëpunimin, gjegjësisht për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turistike të Deçanit dhe zonës perëndimore të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:
Sot prita në takim përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, z. Hysen Sogojeva me bashkëpunëtor.
Ku bashkë nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelerisë dhe turizmit e në theks të veçantë bashkëpunimit për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe tu ristike të Deçanit dhe zonës perëndimore të Kosovës.
#SëbashkupërDeçaninturistik
#Deçanipobëhet
BR
/InLajmi/