Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka reaguar së fundmi lidhur me huqjen e radhës së Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përcjell InLajmi.
E krejt kjo ndodhi, kur ministrja Gërvalla ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka njoftuar takimin me Sekretarin gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.
E Sahatqija, përmes reagimit të saj në rrjetet sociale ka kërkuar që ‘t’i ruhet fytyra Kosovës.
“Për hirë të fytyrës së shtetit, merrni dikë që t’i shkruan postimet e që i din së paku konceptet themelore”, ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka shtuar se MPJ nuk po zbret prej top listës së huqjeve.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Eh moj diplomaci, moj diplomaci!
NATO nuk eshte UN!
Stoltenberg nuk eshte Sekretar Gjeneral i UN!
Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!
Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve.
🤦♀️/InLajmi/