Lajm i mirë për vendin tonë, sot ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht i pari i këtij institucioni, Arben Vitia.
“Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.
Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë”, ka bërë me dije ai.
Sipas tij , kjo verë do të mbahet në mend si vera e vaksinimit në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!
Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.
Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.
Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.
Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha./InLajmi/