Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar pasurinë e tij, përcjell InLajmi.
Haziri ka deklaruar se posedon 1 milion e 851 mijë euro, të gjitha pasuri të paluajtshme e që sipas tij shumica janë të trashëguara nga prindi.
Haziri po ashtu posedon më shumë se 130 mijë euro para të gatshme në institucione financiare. /InLajmi/