Bajrush Hoti, është zgjedhur nga LDK-ja kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Hoti ka thënë se beson se do të organizohen që të garojnë sa më seriozisht në zgjedhjet e tetorit.
Postimi i plotë i tij:
Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e mbajtur sot më datë 28.06.2021 në rend dite kishte:
Kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Kryesia e degës votoi unanimisht për mua që të jem kandidat për kryetar komune.
Falënderoj kryesinë e degës së
LDK-së në Malishevë për besimin e dhënë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.
Besoj fuqishëm se bashkarisht me kryesinë e degës,kryetarët e nëndegëve,të dy forumet,antarësinë e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës do të organizohemi sa më mirë që të garojmë seriozisht për zgjedhjet lokale.
Me respekt,
Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë
Bajrush Hoti./InLajmi/