I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot ka takuar përfaqësues të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, KEDS-it, Higjenës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Shëndetësisë, Inspektoratit Rrugor, dhe në theks të veçantë, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije vet kryetari Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, derisa ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim.
E fokusi kryesor u tha se ka qenë dhe do jetë në vazhdimësiu, uji i pijes.
“Për këtë komuna do krijoj një “Taskë Forcë” e cila do të bëjë monitorimin dhe do të sanksionoj keqpërdoruesit e ujit të pijes. Të dashur qytetarë bëni kujdes në këtë kohë, nuk është e drejtë që për të ujitur bahqen apo arën t’i lëmë pa ujë shumë vendbanime”, bëri me dije Ramosaj.
Postimi i plotë i tij:
Kam takuar sot, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KEDS-in, Higjenën, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shëndetësinë, Inspektoratin Rrugor e në theks të veçantë Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.
Të gatshëm dhe operativ të gjithë në situatën e tanishme, por fokusi kryesor i të gjithë neve ka qenë dhe do jetë në vazhdimësi uji i pijes.
Për këtë komuna do krijoj një “Taskë Forcë” e cila do bëjë monitorimin dhe do të sanksionoj keqpërdoruesit e Ujit të Pijes.
Të dashur qytetarë bëni kujdes në këtë kohë, nuk është e drejtë që për të ujitur bahqen apo arën t’i lëmë pa ujë shumë vendbanime.
Me respekt, ju lus për mirëkuptim./InLajmi/