Avokati Arianit Koci në një debat televiziv ka folur rreth përshtypjeve të tij në bregdetin shqiptar.Ai thotë se Shqipëria ka natyrë fantastike por se shërbimi është shumë i dobët.
“Unë Shqipërinë e shoh në tre rrafshe. I pari si turizëm patriotik. Në fund të fundit ne jemi 2 shtete por jemi vëllezër. E shoh edhe si vend që mund ta eksplorosh një natyrë fantastike, bukuri të rrallë ka Shqipëria. E 3, pika më e dobët e Shqipërisë si vend për pushim, për shkak se me shkua në Shqipëri në pushim është shërbimi më i dobëti në regjion”, tha Koci.
‘Pastërtia ka fillu gradualisht me u ngrit por shërbimi në restorante është ende shumë i dobët”, shtoi ai në Pressing .
“Edhe pse një kohë ne kemi mëndu që çmimi e determinon shërbimin e mirë, por tash po del që nuk është ashtu. Jugu është barazuar me Malin e Zi sa i përket çmimit e në Mal të Zi është shërbimi më i mirë se në Shqipëri”, theksoi Koci.