Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se ngjarja e së dielës në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë nuk duhet t’i frikësojë kosovarët.
Hasani deklaroi se ngjarje të tilla ndodhin në çdo vend të botës dhe se nuk ka rrezik për pushuesit kosovarë.
“Raste të tilla janë individuale dhe nuk duhet të merret si çështje e turizmit. Rastet individuale mund të ketë në çdo familje dhe në çdo vend nëpër botë dhe nuk duhet të merren në këtë formë”.
“Çdo qytetarë shqiptarë duhet ta bëjë turizmin dhe pushimet në Shqipëri sepse pushojmë shqip, ndjejmë shqip dhe jetojmë shqip. Prandaj, çështja e Velipojës dhe shumë raste tjera që kanë ndodhë në të kaluarën sepse ato raste duhet të jenë të izoluara”, tha Hasnai, përcjell Klankosova.tv.
“Çdo shqiptarë është i mirëseardhur dhe duhet të pushojë në Shqipëri”, tha tutje, Hasani