Gashi ka albumin e ri “Elevators” gati.
Gashi tash e disa kohë ka paralajmëruar se do të publikojë një album të ri.
Artisti me origjinë shqiptare ka punuar shumë për të dhe duket se ai po e pret me padurim publikimin, teksa ka bërë të ditur se ai ka gati 20 këngë të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ai përmes një posti në rrjete sociale ka publikuar një imazh i shkëputur nga projekti i ri muzikor, teksa paralajmëron se të martën publikohet kënga e parë e albumit “Elevators”.