Në sulmin me thikë që ndodhi ditë më parë në Würzburg të Gjermanisë janë vrarë 3 gra.
I dyshuari 24-vjeçar, një emigrant somalez, mori një thikë kuzhine në një dyqan, duke sulmuar personat brenda e tij, e më pas edhe jashtë.
Nga ky sulm u plagosën 5 gra dhe një fëmijë, shkruan BBC
Policia tha se i dyshuari ishte psiqikisht i paqëndrueshëm. Ai ka qenë i akuzuar për 3 vrasje dhe 6 akuza për vrasje në tentativë si dhe shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore, transmeton Klankosova.
Burri dyshohet me thikë theri dhe vrau një shitëse dhe 2 gra të tjera në dyqan, më pas ai plagosi 5 gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë.