Në Prishtinë, dje rreth orës 01:20 është arrestuar një burrë pasi që ka rrahur vëllanë e tij, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë me dije nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, i dyshuari ka marrë ndihmë mjekësore në Psikiatri, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë :
Prishtinë 26.06.2021 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka refuzuar të marr trajtim mjekësor në psikiatri, andaj me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/