Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje fizike në Prishtinë, saktësisht në Pishinën e Gërmisë, përcjell InLajmi.
Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka thënë për Gazetën InLajmi, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe policia mënjëhere pasi që ka marrë infromacionin ka dalë në vendin e ngjarjes ku dhe ka filluar hetimet.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/