Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se vrasjet në Kosovë dhe Shqipëri po ndodhin për shkak se populli nuk ka besim në sistemin gjyqësor, përcjell InLajmi.
Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.
“Pse në Kosovë dhe Shqipëri ndodhin vrasje për prona ose për kontestin më të vogel civil?Sepse populli ska pikë besimi në sistemin gjyqësor! Skanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite.Çështjet kontestuese që duhet mu vendos në gjykatë, fatkeqësisht po vendosen me tytën e kallashit. Jeta e njeriut statistikë dhe lajm për kronikat e zeza”, ka shkruar Miftaraj.
Ndryshe, ky reagim i tij ka ardhur konkretisht pas ngjarjes tragjike që ka ka tronditur mbrëmë Shqipërinë, ku për disa çadra plazhi mbetën të vrarë 4 persona dhe disa të plagosur
Postimi i plotë i tij:
Pse në Kosovë dhe Shqipëri ndodhin vrasje për prona ose për kontestin më të vogel civil?
Sepse populli ska pikë besimi në sistemin gjyqësor! Skanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite.
Çështjet kontestuese që duhet mu vendos në gjykatë, fatkeqësisht po vendosen me tytën e kallashit. Jeta e njeriut statistikë dhe lajm për kronikat e zeza!/InLajmi/