Belgjika dhe Portugalia do të takohen në 1/8 e finales në Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.
Për këtë sfidë, belgët nuk mund të llogarisin në dyshen si, Timothy Castagne që është i lënduar dhe Nacer Chaldi për arsye personale.
Në anën tjetër, portugezët do t’i kenë lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do shpresojnë të kalojnë në çerekfinale.
Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të takohet me Italinë, që të shtunën mbrëma e eliminojë Austrinë me rezultat 2-1 në kohën shtesë.
Formacioni startues i Belgjikës: Courtois, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Tielemans, Lukaku, Eden Hazard, Meunier, Thorgan Hazard, transmeton Telegrafi.
Formacioni startues i Portugalisë: Patricio, Pepe, Dias, Guerreiro, Ronaldo, Moutinho, Silva, Sanches, Dalot, Jota, Palhinha.