Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime për COVID-19, nga ku 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa 8 persona janë shëruar plotësisht, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 129.990.
“Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar”, thuhet në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Euronews Albania
Pavarësisht situatës që duket se po shkon drejt normalizimit, Ministria bën thirrje për kujdes dhe ruajtje të higjenës personale.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 16
Durrës 6
Lezhë 5
Elbasan 4
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1