Kampionati Evropian ka ardhur në fazën më interesantë të garës atë të eliminimit direkt, përcjell InLajmi.
Pas përfundimit të ndeshjeve nga faza e grupeve, janë caktuar 16 kombëtaret që do të vazhdojnë garën për kupën.
Në ditën e sotme do të zhvillohen 2 ndeshjet e para të eliminimit direkt, nga ku do të dalin dhe 2 skuadrat e çerekfinales.
Ndeshja e parë do të jetë mes Kombëtares së Uellsit dhe asaj të Danimarkës dhe do të fillojë në orën 18:00.
Ndërsa nga ora 21:00, do të luajnë Italia dhe Austria./InLajmi/