Të shtënat me armë kanë goditur helikopterin me të cilin po udhëtonte Presidenti i Kolumbisë, transmeton InLajmi.
Ivan Duque po fluturonte drejtë Venezuelës, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.
Zëdhënësi i presidencës ka njoftuar se askush nuk është lënduar në këtë incident.
Ndërsa, Presidenti Duque, e cilësoi sulmin si frikacak, duke u shpehur se nuk ka frikë nga të tilla akte dhune e terrorizmi.
Kujtojmë se edhe në fillim të këtij muaji, ndodhi një sulm me bombë në një bazë ushtarake në Cucata, ku u lanë të plagosur 36 persona, përfshirë 2 këshilltarë amerikanë.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjesi për këto sulme./InLajmi/