Në klinikat universitare dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 96 pacientë, përcjell InLajmi.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se prej 96 pacientëve, 26 nga ta janë të konfirmuar me koronavirus.
Nën asistim të oksigjeno-terapisë janë 65 pacientë, kurse në gjkendje të rëndë shëndetësore është vetëm një pacientë.
Postimi i plotë i tyre:
SHSKUK: 96 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID
96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë
15 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë /InLajmi/