Sami Lushtaku, është takuar nga strukturat e degës së PDK-së në Skendëraj ku dhe kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike në nivel qendrore dhe lokale, përcjell InLajmi.
Për mes këtij statusi në Facebook Lushtaku ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Skenderaj.
Sipas tij bashkërisht do ta harojnë edhe listën për asamble komunale.
Postimi i plotë i tij:
Sot takova strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.
Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL /InLajmi/