Ditët e nxehta që po mbizotrojnë në vend, nuk e ndalin kreun e AAK-së që të pijë çaj të zi, përcjell InLajmi.
Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka treguar se sot ka qenë pranë qytetarëve të Prizrenit në lagjen e njohur Kurilla.
Haradinaj ka shkruar se gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me qytetarët dhe pirja e çajit të shijshëm që shërbehet atje.
Postimi i plotë i tij:
Në lagjen Kurilla në Prizren! Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me qytetarët dhe pirja e çajit të shijshëm që shërbehet atje.
Faleminderit për respektin!
RH /InLajmi/