• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Ali Podrimja”

J G nga J G
26 June 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Ali Podrimja”
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja”, që sivjet iu nda poetit, shkrimtarit, skenaristit e gazetarit të njohur boshnjak, Abdullah Sidran, përcjell InLajmi.

Çmimin që e mban emrin e poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, e ndanë Kolegji AAB çdo vit, për personalitete që kanë dhënë kontribut në fushën e letërsisë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ndjehet i nderuar që merr pjesë në ceremoninë që nderon krijimtarinë artistike të një poeti, me një çmim që mban emrin e një poeti po ashtu të madh.

Kryeministri Kurti tha se nëpërmjet vargjeve Sidran na bashkoi me dhimbjet, plagët e katrahurat që mbijetoi populli i tij, e që pak vite më vonë do të bëheshin realiteti dhe e vërteta edhe te populli ynë.

Ai tha se gjurmët që ka lënë Sidran në letërsinë boshnjake dhe në atë të Ballkanit janë të pashlyeshme. Ato do t’i shërbejnë fort kujtesës kolektive të popujve ndaj të cilëve historia shumë herë u tregua e pamëshirshme, tha kryeministri Kurti dhe i dëshiroi Sidran shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe shumë frymëzim për libra e poezi të tjerë.

Në përfundim të ceremonisë, Abdullah Sidran i dhuroi kryeministrit Albin Kurti 2 librat e tij më të fundit, “Otkup sirove kože” dhe “A Nurija veli”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Sidran,

I nderuari rektor i Kolegjit AAB, z.Bujar Demjaha

I nderuar kryetar Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa

E nderuara familje Podrimja,

Të nderuar artdashës,

Profesorë, studentë të kolegjit AAB, të kolegjeve e të universiteteve të tjera e të Universitetit të Sarajevës,

Zonja dhe zotërinj,

Lajme jo të mira vinin fundvitin e kaluar për shëndetin e poetit që me vargje na afroi me shpirtin dhe zemrën e qytetit të tij të lindjes, Sarajevën.

Por, siç do të thoshte vetë ai në një intervistë, forca e jetës i mund të gjitha forcat tjera së bashku.

“Nga respiratori drejt e në Prishtinë”, tha kur erdhi sot për vizitë në zyrën time. Gjersa bisedonim për librin, evokonim kujtime për Sarajevën e sotme dhe të dikurshme, vëreja sesi gjurmët e virusit tinëzar herë pas herë ia ngadalësonin frymëmarrjen. Por, kurrsesi mprehtësinë e mendimit, dellin për humor dhe frymëzimin për të shkruar.

Nëpërmjet vargjeve z.Sidran na bashkoi me dhimbjet, plagët e katrahurat qëiI mbijetoi populli i tij, e që pak vite më vonë do të bëheshin realiteti dhe e vërteta edhe te populli ynë.

Sonte kam nderin të jem këtu dhe së bashku ta nderojmë krijimtarinë artistike të një poeti, me një çmim që mban emrin e një poeti po ashtu të madh.

I vetmi njeri që do të gëzohej më shumë për këtë çmim sonte, më shumë se Sidran, e madje edhe më shumë se ne të tjerët, do të ishte vetë Ali Podrimja, poeti ynë që na shërben e na shpërblen edhe kur s’është më fizikisht me neve.

Në njërën nga poezitë e librit “Tabuti Sarajevas”, poeti Sidran pyet: “A do të dijë çfarëdo për mua ai/ i cili natën do t’i lexojë këto vargje/ Me llambë dhe me terrin përreth?”. Një poezi tjetër e përfundon me fjalinë: “Për veten asnjë gjurmë nuk do të lësh”.

Dhe ne i themi sonte poetit Sidran: Gjurmët që ke lënë në letërsinë boshnjake dhe në atë të Ballkanit janë të pashlyeshme. Ato do t’i shërbëjnë fort kujtesës kolektive të popujve ndaj të cilëve historia shumë herë u tregua e pamëshirshme.

I nderuari z. Sidran,

Faleminderit që na e ke pasuruar shpirtin e mendjen me vargjet e bukura dhe të mprehta. Faleminderit po ashtu për shkrimet e tjera e për skenarët e shkëlqyeshëm, që burojnë nga një zemër e çiltër dhe një mendim i thellë.

Të urojmë shëndet të mirë dhe shumë lojë të fituara të shahut. Si dhe shumë frymëzim për poezi e libra të tjerë.

Čestitam vam gospodine Sidran. Želim vam svako dobro i dug život.

Ju faleminderit.​/InLajmi/

Tags: Abdullah SidranAlbin KurtiAli Podrimja
Postimi i mëparshëm

Të shtëna me armë drejtë helikopterit të Presidentit kolumbian

Postimi tjetër

LVV akuzon Ndërmarrjen Publike Banesore për tender pa kritere, thirrje prokurorisë për hetime

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
LVV akuzon Ndërmarrjen Publike Banesore për tender pa kritere, thirrje prokurorisë për hetime

LVV akuzon Ndërmarrjen Publike Banesore për tender pa kritere, thirrje prokurorisë për hetime

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu