Një person është gjetur i mbytur në breg të detit të Durrësit. Forcat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.
Dyshohet që i mbyturi të jetë Rakip A., 71 vjeç, i cili u largua nga banesa mëngjesin e së premtes.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se i moshuari, banor i lagjes nr.1 në Durrës, ka dalë nga banesa mëngjesin e së premtes dhe ka humbur më pas kontaktet me familjarët e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.