Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së, i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka kërkuar nga Vitia, që t’u kërkojë falje qytetarëve pasi që nuk ka arritur të bëjë vaksinimin masiv siç ka premtuar.
Reagimi i saj vjen pas deklaratës së Vitisë që javën e ardhshme do të vijnë vaksinat.
Ajo përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë situatë të ulët dhe të pamoralshme, ku manipulohen qytetarët.
Postimi i plotë i saj:
Ministri Vitija tani paska deklaruar se vaksinat anti-covid do të vijnë gjatë javës së ardhshme, ndonëse në një njoftim publik MSH kishte deklaruar javë më parë se nga 15 qershori do të zbatohet Plani i Veprimit për vaksinimin në masë, gjë që nuk ndodhi.
Është e ulët dhe e pamoralshme të manipulohen qytetarët për një çështje kaq të ndishme si kjo me vaksinat.
Vitija duhet t’iu kërkosh falje qytetarëve që i ke gënjyer se nga ajo datë do të nis vaksinimi masiv, ndërsa tani thua se vaksinat arrijnë në javën e ardhshme./InLajmi/