Një burrë në fshatin Plementin të Obiliqit ka keqtrajtuar fëmijët e tij, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00.
Pas intervistimit të tij me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orës.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Fsh. Plemetin, Obiliq 25.06.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte keqtrajtuar fëmijët e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /InLajmi/
