Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur diku rreth orës 15:00 në Pejë, saktësisht në fshatin Banjë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës Driton Rugova ka thënë për Gazetën InLajmi se në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura.
“Rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Banjë të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura, ku një person ka mbetur i lënduar”, deklaroi Rugova. /InLajmi/