Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë kanë zgjedhur kandidatin për të parin e kësaj komune,përcjell InLajmi.
Për mes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se kandidati për Kryetar të Pejës nga AAK do të jetë Rrustem Berisha, që sipas tyre është zgjedhur me vota unanime.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë uruar sukses Rrustem Berishës në kandidaturën e tij.
Postimi i plotë i tyre:
ALEANCA NË PEJË ME KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS
Sot, më 26 Qershor 2021, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës.
Me votë unanime nga antarët e Këshillit drejtues , nën udhëheqjen e kryetarit të degës z.Arbër Tolaj, iu dha besimi z.Rrustem Berisha për t’i hyrë garës në zgjedhjet komunale 2021, të cilat do të mbahen me 17 Tetor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Pejë, i uron suksese z.Rrustem Berisha në kandidaturën e tij!
Na priftë e mbara! /InLajmi/