Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka prituar në takim kryetarin e Shoqarës “Gjermano – Kosovare”, Jans Kudrer, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin ndër – komunal.
Ttuje i pari i Deçanit ka bërë të ditur se ka njoftuar Kudrer për mundësit dhe potencialet e kësaj komune.
Bashkim Ramosaj ka thënë se do të punojnë shumë në kuptimin e zhvillimit lokal ekonomik.
Postimi i plotë i tij:
Nder i veçantë të pres në Deçan Kryetarin e Shoqatës “Gjermano-Kosovare” z.Jans Kudrer, Shefin e Përgjithshëm të Konsullatës së Stuttgartit si dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës “Gjermano-Kosovare”.
Ne biseduam për bashkëpunimin ndër-komunal, i njoftova për mundësitë dhe potencialet tona; dhe shkëmbimin e përvojës! Ne do të punojmë shumë në kuptimin e zhvillimit lokal ekonomik, sepse këto takime janë në funksion të projekteve të ardhshme të cilat mund të zhvillohen në raporte të ndërsjella për zhvillim dhe integrim.
Falënderues dhe mirënjohës për vizitën, gjithmonë jeni të mirëpritur në Deçan!
BR /InLajmi/