Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim në bashkëpunim me komunën e Deçanit, kanë mbajtur konferencë me temën “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, raporton InLajmi.
Ish-drejtoresha për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit, Fitore Hulaj, foli mbi ndikimin e këtij projekti në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna.
“Projekti ka ndikuar në fuqizimin dhe promovimin e bjeshkëve të Deçanit që luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm. Ky projekt përfshin shumë aktivitete në bjeshkë dhe ndikon në disa aspekte”, tha ajo.
Ndërsa, Arben Lila, drejtor i programit në KADC foli mbi zhvillimin e Eko-turizmit, duke I vënë theksinë rëndësisë të projektit pasi që lidhet edhe me Malin e Zi.
“Ky projekt ka rëndësi të madhe pasi lidhet edhe me Malin e Zi dhe që ndikon në zhvillimin e turizmit sa më shumë”, tha Lila.
Në përfundim të konferencës, janë shfaqur edhe 3 video promovouesë të trashëgimisë kulturore të komunës se Deçanit./InLajmi/