Në komunën e Gjilanit, vendin Novobërdë, një shtetas gjerman ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të veturës së tij, përcjell InLajmi.
Nga incidenti nuk ka të lënduar dhe në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gëzhojë. Policia e ka raportuar rastin si tentim vrasjeje, ndërsa njësitë relevante po vazhdojnë hetimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
TENTIM VRASJE
Novo Bërdë, 24.06.2021 – 06:30. Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë lëvizjes me veturën e tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante./InLajmi/