Wendy Morton, ministre britanike e Punëve të Jashtme, në një bisedë me emisiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar mbështetjen e Britanisë për negociatat në Bruksel, përcjell InLajmi.
Morton, në një postim në Twiter, është shprehur se ka rënë dakord me Lajçak, që të punohet së bashku në arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni.
“Në takimin me të dërguarin special Miroslav Lajçak, unë rikonfirmova mbështetjen e Britanisë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Ne gjithashtu ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të mirën e të gjithë rajonit”, ka shkruar Morton./InLajmi/